Buzë të plota si të Marilyn Monroe, me vetëm 5 hapa!

View Gallery
5 Photos
Buzë të plota si të Marilyn Monroe, me vetëm 5 hapa!
Hapi 1

Buzë të plota si të Marilyn Monroe, me vetëm 5 hapa!
Hapi 2

Buzë të plota si të Marilyn Monroe, me vetëm 5 hapa!
Hapi 3

Buzë të plota si të Marilyn Monroe, me vetëm 5 hapa!
Hapi 4

Buzë të plota si të Marilyn Monroe, me vetëm 5 hapa!
Hapi 5

Për të gjithë ata, që mendojnë se Kim Kardashian është mbretëresha e konturit, kemi një lajm flash: mendoni gabim! Ajo që e nisi në mënyrën më spektakolare këtë trend të grimit, është ikona e bukurisë e stilit, Marilyn Monroe. Karakteristikë e saj nuk ishin vetëm format trupore apo flokët ngjyrë ari me onde të mëdha – sa herë Monroe buzëqeshte, dukej sikur të gjithë përhumbeshin në atë lloj imazhi. Buzët e plota e të mirëkonturuara, i shtonin dozën e hijeshisë e feminitetit. Ngjyruesi tipik i preferuar i aktores ishte i kuqi, i cili u shndërrua në një nga shenjat dalluese të figurës së saj. Ndoshta nuk e kishit menduar, por të gjithë vajzat mund të zgjedhin një grim si të Marilyn për buzët. Mjafton të ndiqni pesë hapat e mëposhtme:

Hapi i parë: Zgjidhni lapsin e buzëve më të errët që dispononi, dhe filloni të konturoni me kujdes formën e buzës. Preferohet ngjyra kafe e errët/çokollatë, për të dhënë më shumë volum.

Hapi i dytë: Krijoni bazën! Me anë të një lapsi të kuq (më pranë ngjyrës së tullës), mbushni pjesën e palyer të buzës. Me shumë kujdes, përpiquni të përzieni të kuqin më konturin kaf, duke mos e rënduar shumë këtë të fundit. Thjesht, duhet të keni parasysh që të realizoni një “shkrirje” mes të dyjave, për të mos dalluar në mënyrë të menjëhershme, njërën nga tjetra.

Hapi i tretë: Zgjidhni një laps të trashë e të kuq të ndezur. Filloni të mbushni me këtë ngjyrë, mesin e buzës, duke iu afruar konturit. Kujdes! Mos e prekni konturin, sepse në të kundërt do të humbisni iluzionin e volumit që krijuat në hapin e parë.

Hapi i katërt: Zgjidhni një shkëlqyes (ngjyrë të hapur) dhe vendoseni me anë të një furçe, në qendër të buzës. Kjo teknikë do të tërheqi vëmendje, duke krijuar idenë e buzëve të plota e të mishta.

Hapi i pestë: Me anë të një furçeje, aplikoni pak balsam rozë, për të mbajtur buzët shëndetshëm e të hidratuara. Kjo teknikë ndihmon, gjithashtu, në zgjatjen e qendrimit të buzëkuqit gjatë ditës.

Në galeri do të gjeni imazhin përkatës për çdo hap!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.