KreuKuzhine

Ëmbëlsirë me vetëm tre përbërës: topthat prej çokollate OREO!

Nëse jeni në dijeni të ardhjes së miqve në shtëpi, e dëshironi t’i surprizoni me diçka ndryshe, atëherë sugjerimi më i mirë e më i thjeshtë, pa patur nevojë për ndezje furre apo përzierje të lodhshme, është pikërisht ëmbëlsira OREO, e cila do t’ju shndërrojë në heroinën e të ëmblave. Mjafton të këni në kuzhinë çokollatë të zezë, Philadephia Cream Cheese (e ëmbël) dhe biskota Oreo, e do ta shihni se pa humbur shumë kohë, do të përgatisni atë, që familja dhe miqtë tuaj do kërkojnë gjithmonë ta realizoni. Mjafton të ndiqni udhëzimet e recetës së mëposhtme:

Përbërësit:

250g Philadelphia Cream Cheese

250g biskota të thërmuara Oreo

225g çokollate e zezë e shkrirë

Përgatitja:

Bashkoni kremin Philadelphia me copëzat e thërmuara të biskotave, e përziejini mirë ato. Merrni nga dy lugë gjelle nga masa e formuar, në mënyrë që të krijoni toptha me përzierjen. Vendosini në një tavë të mbuluar me letër kuzhine, dhe futini në frigorifer. Lërini rreth tre orë, deri sa masa të bëhet e qendrueshme.

Në një enë kuzhine, vendosni copëzat e çokollatës së zezë, e më pas futini në mikrovalë, në mënyrë që të shkrijnë. Pas kësaj, kujdesuni ta zieni çokollatën për një minutë, deri sa të formohet një masë mesatarisht e lëngshme.

Pasi të kenë kaluar orët e duhura, nxirrni tavën me topthat e formuar nga frigoriferi, dhe lyejeni secilin me çokollatë. Vendosini në të njëjtën tavë, e zbukurojini përsipër me thërime biskote. Lërini në të ftohtin e frigoriferit gjatë natës, e shijojini të nesërmen e ditët në vijim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF