Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

View Gallery
5 Photos
Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

E kemi thënë disa herë tashmë, që jo gjithmonë veshjet e shtrenjta apo më të fundit janë ato që bëjnë të dukemi sa më bukur. Nëse nuk keni sensin e kombinimit, atëherë çdo gjë tjetër është e kotë! Ngjyrat, prerjet, aksesorët – janë të gjitha këto copëza të ‘mozaikut’, të cilat na bëjnë të dukemi shum shik, nëse qendrojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Disa nga emra më në zë të modës, ata të cilët zakonisht i shohim në prapaskenat e pasarelave, kanë zbulur pesë truke, që do t’ju ndihmojnë të shndërroni të zakonshmen, në një dukje plot stil. Ndoshta, disa prej jush i kanë provuar e tashmë kanë harruar t’i rikthehen, ashtu sikurse të tjerëve as nuk iu ka shkuar ndërmend të provojnë të tilla vetë-stilime. Do të habiteni që në vetëm pak minuta, do të gjeni zgjidhjen perfekte për t’u paraqitur jashtë derës së shtëpisë, me një pamje që të gjithë do ta kishin zili! Për më tepër, lexoni listën e mëposhtme:

  1. Nëse dëshironi të vishni një xhaketë (që për më tepër iu duket disi shumë zyrtare dhe e mërzitshme), provoni të ngrini lart mëngët e saj, deri pak poshtë bërrylit. Jo vetëm që do të shfaqni autoritet në stil, por do të shihni që të gjithë kolegët e zyrës do të bëjnë të njejtën gjë ditët në vijim.
  2. Për këmishat, ka një zgjidhje akoma dhe më të thjeshtë. Përthyeni mëngët në mënyrë konstante, duke krijuar një manshetë rreth katër gisht të gjerë, pak sipër bërrylit. Më ‘fashion’ se kaq, nuk bëhet!
  3. Nëse e provuat të përthyeni mëngët, e doni diçka ndryshe të nesërmen, mos u shqetësoni: nuk keni pse ndërroni kemishë. Mjafton që një pjesë të sajën, në anën e përparmë, ta lini jashtë, ndërsa tjetrën ta fusni në brendësi të xhinseve apo pantallonave. Nuk iu kishte shkuar mendja, apo jo?
  4. Këmishë e bardhë? Ju duket tejet e mërzitshme dhe e padurueshme? Nuk keni faj, për aq kohë sa nuk keni lënë anën e prapme mbi pantallona, dhe të përparmen nën to. Jeni të mirëpritur…
  5. E nëse xhinset një ngjyrëshe ju kanë ardhur në majë të hundës, ju sugjerojmë të mos i flakni tej. Gjithë çfarë duhet të bëni, është të përthyeni dy herë fundet e tyre, duke ekspozuar kyçet e këmbëve. E po t’i vishni me një palë taka…mund ta imagjinoni vetë!


No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.