KreuFashion

Këto truke do t’ju shndërrojnë në yllin e stilit!

E kemi thënë disa herë tashmë, që jo gjithmonë veshjet e shtrenjta apo më të fundit janë ato që bëjnë të dukemi sa më bukur. Nëse nuk keni sensin e kombinimit, atëherë çdo gjë tjetër është e kotë! Ngjyrat, prerjet, aksesorët – janë të gjitha këto copëza të ‘mozaikut’, të cilat na bëjnë të dukemi shum shik, nëse qendrojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Disa nga emra më në zë të modës, ata të cilët zakonisht i shohim në prapaskenat e pasarelave, kanë zbulur pesë truke, që do t’ju ndihmojnë të shndërroni të zakonshmen, në një dukje plot stil. Ndoshta, disa prej jush i kanë provuar e tashmë kanë harruar t’i rikthehen, ashtu sikurse të tjerëve as nuk iu ka shkuar ndërmend të provojnë të tilla vetë-stilime. Do të habiteni që në vetëm pak minuta, do të gjeni zgjidhjen perfekte për t’u paraqitur jashtë derës së shtëpisë, me një pamje që të gjithë do ta kishin zili! Për më tepër, lexoni listën e mëposhtme:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF