Maska me përbërës natyralë për çdo tip lëkure

Shpesh na ndodh që të nënvlerësojmë maskat për fytyrën, ndërkohë që ato janë më se të nevojshme për lëkurën e ashpër, të thatë ose të yndyrshme. Maskat e përgatitura në kushtet e shtëpisë mund t’ju zgjidhin problemet e akneve dhe pikave të zeza dhe t’ju përmirësojnë lëkurën duke e bërë atë më të butë, elastike dhe të shkëlqyeshme.

Jo të gjitha maskat që gjejmë në treg mund të rezultojnë të efektshme për lëkurën tuaj, pasi në përmbajtjen e tyre gjejmë përbërës të cilët shkaktojnë irritim apo një  skuqje të bezdisshme. Madje, edhe mund ta plakin atë. Frutat dhe perimet janë ideale për lëkurën, të përziera me përbërësit e duhur me to mund të realizojmë maska natyrale të përshtatshme për problemet e fytyres sonë. Ja pesë maska të thjeshta të cilat i realizoni me përbërës që i keni që të gjithë në kuzhinë:

  1. Maskë me vaj ulliri-Antirrudhë

Vaji është perfekt për lëkurat e thata dhe të plasaritura. I jep lëkurës shkëlqim, butësi dhe zbut rrudhat.

Përbërësit: 1 lugë e vogël vaj ulliri, 1 lugë e vogël kos, 1 lugë e vogël mjaltë.

I përziejmë mirë këta përbërës derisa të arrijnë një masë omogjene. Përpara se ta aplikoni mbi fytyrë, duhet ta keni të pastruar mirë nga grimi. Mbajeni në fytyrë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë më ujë të ngrohtë.

  1. Maskë me kastravec- Për një lëkurë të ashpër

Kastraveci përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul ënjtjen në zonën e syve. Ndërsa limoni është një aleat i mirë për të pastruar poret njollat në lëkurë.

Përbërësit: feta të holla kastraveci, 1 lugë kos dhe lëng limoni.

Vendosni në ujë të valuar dy feta kastravec që të zbuten, shtoni kosin dhe lëngun e limonit. Aplikojeni në fytyrë për rreth 10 minuta e më pas shpëlajeni mirë më ujë të ngrohtë.

  1. Maskë me banane- Për një lëkurë të thatë

Banania është e përkryer për lëkurat e thata, i bën ato më elastike, i ushqen në zonat e plasaritura. Gjithashtu, është e mirë dhe kuruese edhe për sëmundjet problematike të lëkurës  si Psoriasis.

Përbërësit: 3 lugë kos, një gjysme banana, 1 lugë mjaltë.

Ndajeni bananen në copa të vogla dhe shtypeni derisa të bëhet krem. Shtojini kosin dhe mjaltin dhe përziejeni derisa të bëhen të njëtrajtshme. Mbajeni për rreth 15-20 minuta dhe për ta hequr maskën përdorni ujë të ftohtë.

  1. Maskë me kakao- Për t’i dhënë lëkurës shkëlqim

Kakaoja i jep lëkurës suaj shkëlqim dhe vepron në mënyrë natyrale kundër plakjes së saj.

Përbërësit: 1 lugë e vogël kakao, 1 lugë e vogël kos natyral, 1 lugë e vogël mjaltë.

Përziejini mirë këta përbërës, vensoseni masën e përftuar në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas, pastrojeni fyrën me ujë të ngrohtë.

  1. Maskë me sheqer- Pastruese

Sheqeri i shërben lëkurës si një eksfoliant shumë i mirë, largon qelizat e vdekura dhe e zbut lëkurën, duke bërë që të marrë frymë më mirë.

Përbërësit: kos, 1 e verdhë veze, lëng limoni, sheqer.

Përziejini të gjithë këta përbërës duke shtuar sheqerin të fundit. Aplikojeni dy herë në fytyrë, me dy shtresa dhe mbajeni për 5-10 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë, e më pas me të ftohtë.

 

Provojini këto maska dhe do të mbeteni të kënaqura!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.