Pasditja e kinemasë: rikthim tek ‘The Blues Brothers’

Është një ndër filmat kult më të bukur të të gjitha kohërave. Edhe pse shumë prej jush mund ta kenë nënvlerësuar, sepse ju ka ngjasuar më tepër me një ‘musical’, ne ju sugjerojmë t’i riktheheni dhe njëherë. Puna regjisoriale e John Landis është krejtësisht e padiskutueshme, e mjeshtëria e treguar në këtë film, e ka kthyer Landis në një nga ata emra, për të cilët do të dëgjojmë më shumë, ndoshta pas ndarjes së tij nga jeta (eh, ç’ti besh!!!) Sot, nuk do të ndalemi në analiza të zgjatura, thjesht dëshirojmë t’ju rikujtojmë se cilët janë disa nga personazhet pjesëmarrës në film. James Brown, Ray Charles, Cab Calloway, Aretha Franklin – janë të gjithë këta yje të muzikës, që mahnisin jo vetëm me prezencën e tyre, por edhe me interpretimet, të cilat nuk do mund të harrohen kurrë nga publiku. Mund të themi se është ndër ata filma, të cilët kanë dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në kinemanë amerikane, duke qenë kështu një dëshmi e kulturës së një periudhe të caktuar në SHBA. Mes disa shuplakash drejtuar Amerikës, “The Blues Brother” do të tërheqë më tepër vëmendje, sa më shumë të kalojë koha. Arsyeja? Sepse regjisorët gjenialë dinë të bëjnë filma rezistentë ndaj çdo periudhe, pasi e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër natyrën njerëzore. Kështu që, këtë pasdite, gjeni pak kohë për t’u ulur përballë televizorit, e të argëtoheni me frymën e ’80!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.