KreuFashion

Rosé, një shishe për çdo rast!

Është ndër llojet më të vjetra të verërave, edhe pse përmbajtja e saj dallon nga të tjerat e të njejtit lloj. Një pjesë e ngjyrës rozë vjen nga lëkura e rrushit,e për këtë arsye nuk mund të klasifikohet si verë e kuqe. Rosé është e preferuar së tepërmi gjatë stinës së verës, fillimisht sepse mund të konsumohet e ftohtë, duke u shndërruar, në një mënyrë apo një tjetër, në një pijë freskuese, me përmbajtje të ulët alkoli. Kjo e fundit ndihmon rosé të jetë në krye të klasifikimit gjatë ditëve të nxehta, ndryshe nga vera e kuqe, e cila lufton të ftohtin e dimrit. Si një pije elegante, rosé parapëlqehet të jetë shoqëruese e pjatës së kekut apo tortës tuaj të preferuar, duke qenë se ëmbëlsia që e karakterizon nuk mund të kombinohet më mirë me gjë tjetër. Kjo do të ishte një zgjedhje ideale edhe nëse jeni buzë detit, në mënyrë që të shijoni në maksimum gjallërinë që sjell vera. Në galeri do të gjeni 15 sugjerime, të prodhimeve më të mira rosé, të cilat mund t’i shijoni nën shoqërinë e miqve, dhe jo vetëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF