10 herët që Armina Mevlani ka guxuar

Industria e modës duket se është kthyer në një fabrikë që herë pas here prodhon edhe çudi…Nëse vetëm pak kohë më parë dikush do të shihej në rrugë me pizhamat e gjumit, apo me këmishën e natës me siguri që do të quhej e çmendur. Por sot jo, sot një person i tillë me siguri që do të quhet modern dhe stil. Kjo sepse stilistët e njohur në mbarë botën kanë sugjeruar së fundmi që fare mirë veshjet që deri dje mund t’i mbanim vetëm në dhomën e gjumit, sot mund t’i mbajmë kudo pa asnjë kompleks. Sigurisht që trende të tilla, që në një farë mënyrë duan edhe pak guxim të parët që i përqafojnë pa patur frikën se do të paragjykohen janë personazhe e famshëm apo bloggerët e modës. Sa i përket trendit të pizhamave apo këmishës së natës, blogerja Armina Mevlani duket se e ka përvetësuar më së miri, pasi mjafton t’i hedhësh një sy llogarisë së saj në Instagram dhe në shumë prej ‘outfit-eve’ të bukuroshes veshjet e gjumit zënë një vend shumë të madh. Herë me pizhamat, herë me robdeshambër, apo herë me fustanet mëndafsh të natës Mevlani e ka përqafuar këtë trend më shumë se çdo e famshme tjetër shqiptare, madje duket se një stil i tillë është kthyet në të preferuarin e Arminës. Ne ju sjellim të gjitha herët që koketa e showbizi-it tonë ka guxuar, duke dalë me veshjet e gjumit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *