KreuFashion

Adhuruese të grimit, ka një risi për ju!

Jeni lodhur nga i njëjti make up çdo ditë dhe kërkoni një ndryshim në pamjen tuaj? Ne ju japim mundësinë që të aplikoni diçka ndryshe në rutinën tuaj të bukurisë, një look më të freskët veror pa shumë mundim.

Ju sugjerojmë të provoni penelin e lëngshëm. Jo atë klasikun e zi, por me ngjyra! Jepini gjallëri dhe ëmbëlsi me ngjyra pamjes suaj dhe nuk do të zhgënjeheni aspak. Një vijë e hollë peneli qëndron në sytë tuaj përgjatë gjithë ditës, nëse jeni tip që guxoni mund ta kombinoni atë me dy ngjyra njëkohësisht. Mund të zgjidhni ngjyrat pastel ose në mbrëmje ato elektrike. Luani me ngjyrat! Provojeni këtë trend veror pasi të keni shfletuar galerinë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF