KreuCelebrity

Kim dhe Kanye kanë paguar një nënë mbartëse për fëmijën e tretë!

Me siguri po pyesni veten: a do ndalet ndonjëherë çmenduria e Kardashianëve? Lajm ‘flash’: jo! U bë kohë tashmë që Kim mendohej të paguante një femër tjetër, për të ngjizur fëmijën e saj të tretë. Gjatë shtatzënisë me Saint, Kardashian ka pësuar një dëm shëndetësor lidhur me plancentën, prej së cilës një barrë e tretë do të vinte jetën e saj në rrezik. Por, kjo mbetej ende në stad ideje, deri ditën e sotme, kur në mënyrë zyrtare mësohet se plani bizar i çiftit është bërë realitet. Nëna mbartëse do të paguhet plot 113 milion dollarë amerikanë, 68500 prej së cilave i kanë dorëzuar paraprakisht. Arsyeja e këtij vendimi mund të duket i logjikshëm për Kim dhe Kanye, por jo për pjesën tjetër të botës. “Fëmijët e mi duhet të kenë motra e vëllezër. Është i nevojshëm një fëmijë i tretë”, ka qenë ky justifikimi i Kim, i cili duket më tepër si një trend i ri që do Kardashian të nisi, se sa si një nevojë. Ky arsyetim mund të kishte vend nëse çifti i famshëm do të kishte vetëm një fëmijë, por siç thonë ndryshe: gjithsecili e zgjedh vetë rrugën e tij në jetë. Ç’mendim keni për këtë metodë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF