KreuKuzhine

Pija e kësaj vere: Limonadë Mimosa!

E ku ka më mirë se hidratimi në ditët më të nxehta? Në qytet apo në plazh, pijet janë ato që konsumohen më së shumti gjatë verës. Folëm disa ditë më parë lidhur me kokteilet dhe rëndësinë e tyre, ashtu sikurse iu kushtuam disa faqe në numrin më të fundit të BORDO. Sot, do të flasim për një pije tejet të veçantë, freskuese e shumë të lehtë për t’u bërë në shtëpi. Limonada Mimosa do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë gjatë së nxehtit (që pritet të shtohet këto ditë), ashtu sikurse do të jetë arsyeja më e mirë për t’u mbledhur me miqte, në shtëpi apo jashtë saj. Me vetëm pesë përbërës, do të keni mundësinë të shijoni atë çfarë ju ka mungur për një kohë shumë të gjatë. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme, dhe ju sigurojmë për një gjë: mikeshat tuaja do ja u kërkojnë me çdo kusht recetën!

Përbërësit:

2 lugë gjelle lëkure limoni të grirë

½ filxhani sheqer

1 kokërr limon, të prerë shumë hollë

1 shishe shampanjë

2 filxhanë limonadë (preferohet rozë)

Përgatitja:

Në një enë të mesatarisht të thellë, përzieni lëkurën e limonit të grirë me sheqerin. Lyjini buzët e gotave të shampanjës me limon, dhe zhytini në masën e përgatitur më lartë. Vendosni një copë limoni brenda në gotë, dhe mbushni pak më shumë se gjysmën me shampanjë. Pjesën e mbetur, përziejeni me limonadën e përzgjedhur. Dhe…jeni gati të servirni këtë superpije!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF