KreuFashion

Rihanna nxjerr në treg koleksionin e ri të këpucëve!

Është një ndër emrat më të përfolur në botën e shoubiznesit të huaj, e jo vetëm, që ndër të tjera njihet për stilin rebel si në të veshur, ashtu dhe në skenë. Një nga mbretëreshat e popit, më 6 korrik do të nxjerrë në treg koleksionin më të ri të këpucëve dhe imazhet e para të shfaqura thjesht të lënë pa frymë. Mesa duket, një ndër talentet e fshehura të Rihanna-s është edhe dizenjimi i këpucëve, e për këtë nuk mund të vihet në dyshim. Këngëtarja ka bashkëpunuar me Manolo Blahnik, duke vendosur ta quajë koleksionin “So Stoned”. Ky është bashkëpunimi i tretë i Ririt lidhur me firmat e këpucëve, dhe mesa deklarohet zyrtarisht, shënon edhe atë të fundit. Këtë herë, Rihanna prezanton katër palë sandale të zbukuruara me kristale shumëngjyrësh Swarovksi, duke i quajtur të parat “Poision Ivy Gladiators”, me të cilat u paraqit edhe në klipin e saj të ri “Wild Thoughts”. Çmimet e këtij koleksioni tejet të limituar variojnë nga 1,325$ deri në 2,325$. Klikoni në galeri për t’u njohur me pak nga superkoleksioni e BadgalRiri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF