KreuArt

Sofia Coppola akuzohet për “injorancë politike në filmat e saj”…!

Ishte një nga emrat që bëri histori në Festivalin e Kanës këtë vit. U përfol shumë mbi filmin e saj më të fundit, “The Beguiled”, i cili trajton historinë e disa femrave që bashkëjetojnë në të njejtën shkollë, e jeta e së cilave trazohet kur një mashkull bëhet pjesë e tyre. Nuk është hera e parë që gjinia femërore mbizotëron në historitë e filmave të regjisores, e cila ndër të tjera mbahet mend për ‘The Virgin Suicide’ dhe ‘Marie Antoinette’. Por, një ndër intervistat më të fundit, ka ngritur jo pak polemika mbi botëkuptimin dhe informacionin politiko-historik të Coppola-s. Pyetur nëse mendon se filmi do të quhej ndër ata të rrallët feministë, që me vështirësi kalon testin Bachdel, regjisorja nuk ka patur një përgjigje më të denjë, veçse: “Çfarë testi the?”. Pasi intervistuesi i ka shpjeguar se ky test ka për qellim zbulimin nëse dy apo më shumë femra në një film flasin për diçka tjetër përveç meshkujve, Coppola është përgjigjur duke qeshur se ajo kurrë nuk ka studiuar kinematografi, e tek ‘The Beguiled’ ka shumë vajza që flasin vetëm për një mashkull. Kaq është dashur që drejt regjisores të lëshohen akuza mbi atë që ndryshe e kanë cilësuar si “injorancën politike të shfaqur në filmat e Sofia Coppola-s”. Studime më të hollësishme të “The Beguiled” kanë zbardhur se skllavëria, njëkohësisht arsyeja e nisjes së luftës civile, ka mbetur jashtë historisë së filmit, edhe pse personazhi i mashkullit përfaqëson një ushtar të plagosur pikërisht të kësaj lufte. Akuza të shumta ka pasur dhe mbi përfshirjen e personazheve vetëm të bardhë, ashtu sikurse ndodhi në “Bling Ring”, në të cilin nuk u përfshi një nga vajzat latine, e cila ishte pjesë e historisë në jetën reale…

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF