KreuArt

11 aktorët më të paguar në Hollywood

Hollywood nuk është vetëm ëndrra e shumë kinemadashësve për ta prekur nga afër, por edhe një industri gjigante biznesi. Buxhetet marramendëse të filmave, pagesat e paimagjinueshme të aktorëve, janë vetëm disa nga faktorët që gjithnjë habisin me shifra. Edhe pse tashmë një “luftë” e hapur mes femrave dhe meshkujve në të njejtin profesion, diferenca mes pagës të së dyve gjinive është goxha e vogël, kur flasim për miliona dollarë. Herë pas here, rifreskohen listat e aktorëve më të paguar, duke krijuar kështu një renditje prej 11 artistësh, në varësi të shifrave. Emra si ai i Brad Pitt, Robert Downey Jr, Johnny Depp nuk mungojnë kurrë në këtë listë, e tashmë u bë goxha kohë. Edhe pse më së shumti dallojnë aktorët e filmave komercialë, ky fenomen e ka një shpjegim. Masa turret pas aksionit, komedisë së dobët, efekteve kompjuterike, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kategori biznesi, e aspak artistike. Jo më kot dy nga aktorët e “Fast & Furios” gjenden në të njejtën listë me tre kolegët e lartpërmendur:

11. Robert Downey Jr – $31.5 milion

10. Akshay Kumar – $31.5 milion

9. Robert Downey Jr – $33 milion

8. Shah Rukh Khan – $33 milion

7. Vin Diesel – $35 milion

6. Ben Affleck – $43 milion

5. Johnny Depp – $48 milion

4. Tom Cruise – $53 milion

3. Matt Damon – $55 milion

2. Jackie Chan – $61 milion

1. Dwayne Johnson – $64.5 milion

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF