KreuCelebrity

Deklarata e pazakontë e Miley-t për veten!

Këngëtarja Miley Cyrus u bë e famshme për publikun nga seriali televiziv aq i dashur për adoleshentë ‘Hannah Montana’. Vijimi i karrierës së saj në muzikë erdhi si pasojë e famës së këtij seriali dhe mbështetjes prej të atit, Billy-t i cili është gjithashtu një këngëtar i famshëm i rrymës country në Amerikë.

Gjithmonë na habit me rrëfime të sinqerta e të drejtpërdrejta, po çfarë ka thënë kësaj here Miley? Ajo ka treguar se ka filluar ta konsiderojë veten një person mjaft të çuditshëm për shumë arsye. ‘Unë jam… shpresoj të quhem normale në një mënyrë të re. Unë mendoj se jam e çuditshme sepse ndihem si një person pa gjini, pa moshë, ndihem sikur jam vetëm një shpirt, madje i pandarë prej qenies njerëzore. Unë i trajtoj kafshët njëlloj siç trajtoj edhe planetin, me sa më shumë respekt që të jetë e mundur, ndihem sikur nuk ka ‘ne’ dhe ‘ata’ apo ‘unë’ dhe ‘ti’. Unë dua të jem gjithçka dhe gjithashtu asgjë. Dua thjesht të jem e aftë për të qenë vetvetja.’

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF