KreuCelebrity

Hakmarrja shërbehet e ftohtë! Bella Hadid lidhet me shokun e ish-it

Ndarja e modeles Bella Hadid nga këngëtari The Weekend duket se nuk është kaluar shumë lehtë nga bukuroshja e pasarelave. Ajo është shprehur disa herë e zhgënjyer nga mosfuksionimi i kësaj marrëdhënie dhe se i ka ardhur shumë keq për këtë fakt, duke na bërë të kuptonim se ende ndien për The Weekend, pavarësishts e ai shumë shpejt krijoi lidhje me këngëtaren Selena Gomez. Megjithatë Bella Hadid nuk do të vuajë gjithë jetën për këtë ndarje ndaj ajo ka vendosur të ecë përpara. Sipas mediave të huaja modelja mund të ketë krijuar një lidhje me një ndër miqtë më të mirë të ish-it të saj, pikërisht me reperin Drake. Dyshja është parë në një club në Los Angelos duke u argëtuar së bashku, dhe pavarësisht se përdorën dalje të ndryshme për të mos rënë në sy, nuk mundën t’i shpëtojnë syve kureshtarë. Nuk dimë të themi nëse është dashuri kjo e Bella-s për mikun e ish-it të saj, apo thjesht modelja seksi dëshiron t’i servirë hakmarrjen në pjatë The Weekend, që u lidh me shoqen e Bella-s Selena Gomez. Lëmsh duket puna, po rroftë dashuria në fund!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF