KreuCelebrity

Kate Middleton, motra e munguar e Princ Harry!

Edhe pse gjithmonë jemi mësuar të shohim vetëm fasadën e Oborrit Mbretëror, jo gjithçka është ashtu si duket. Së fundmi, burime të afërta të një prej familjeve më të famshme në botë, zbulojnë se Princ Harry dhe Kate Middleton kanë një marrëdhënie shumë të mirë, ashtu sikurse të ishin motër e vëlla – dhe kjo e ka një shpjegim. Që pas vdekjes së Princeshë Diana, Harry nuk ka patur dikë të pranishëm në të përditshmen e tij, në të cilin mund të mbështetej e të shprehej lirisht. Ka qenë pikërisht Kate, ajo e cila ka mbushur shumë boshllëqe në jetën e vëllait të vogël të William, duke bërë kështu që Harry ta quajë Dukeshën “motra ime më e madhe”. Shpesh, ai shkon për vizitë në apartamentin e çiftit në Kensington Palace, ku Kate gatuan veçanërisht për të (rosto e pulës është e preferuara e tij). Burimet rrëfejnë se Harry nxjerr në pah anën më fëminore të Kate, për aq kohë sa ai vetë njihet publikisht për natyrën e tij moskokëçarëse dhe të dashur. Nga ana tjetër, Dukesha e adhuron përkujdesin dhe ngrohtësinë që Princi tregon ndaj fëmijëve të saj. Epo, mesa duket, jo çdo gjë është ‘e ngrirë’ në Pallatin Mbretëror. Në galeri do të gjeni disa nga çastet më të bukura mes dy kunetërve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF