Meshkuj, ja me ç’prerje do të bini në sy këtë verë! 0 1276

Cilat janë tendencat e prerjes së flokëve për meshkuj këtë verë? Ndër modelet me cool që kemi parë në pasarelat e kryeqyteteve të modës përmendim rikthimin e flokut të gjatë, flokët me gjatësi të mesme, por edhe balukja e çrregullt është mjaft në modë. Mjafton të zgjidhni atë model që i përshtatet më mirë portretit dhe stilit tuaj.

Nëse doni flokë të gjatë, të drejtë apo me onde, apo fare të shkurtër duhet të mbani parasysh se:

Në një prerje të çrregullt, luani me pjesën e flokut përpara. Bëhet fjalë për modelin e fundit të viteve ’60-të, të realizuar me gërshërë, për volum dhe një pamje të shkëlqyer rrok!

Nga ana tjetër kemi të shkurtuarët e flokut në një mënyrë tipike si ajo e kulturës black, e lidhur me streetstyle-in dhe pamjen sportive e bashkëkohore. Një prerje pa sfumaturë por me linja të pastra për fytyrën tuaj.

Prerje e shkurtër e flokut

Në tendencën Verë 2017 të prerjeve të shkurtra për meshkuj përmendim flokët më gjatësi më të madhe në majën e kokës dhe e më të shkurtër në anën e prapme dhe zonën anësore. Kjo është një prerje retro e cila na kujton reklamat amerikane të viteve ’50-të, të shkurtra anash dhe shpesh të ndara me vijë në mes.

Nëse keni një tip më të egër, atëherë lërëni pjesën e sipërme pak më të gjatë dhe pjeët anash e mbrapa fare të shkurtër. Një baluke e hedhur në mënyrë të çrregullt do t’ju shtonte volumin. Me pak xhel, mund ta kaloni baluken prapa. Do të dukeni shkëlqyeshëm!

Flokë të qethur shkurt fare

Në prerjet e shkurtra, floku i qethur ose i rruajtur i përshatatet atyre që nuk preferonë të kalojnë shumë kohë me kujdesin ndaj flokëve të tyre. Tipa pak a shumë alla Justin Timberlake. Tendencat e kësaj prerjeje kërkojnë një qethje mjaft të kuruar e të pastër, me linja të mprehta. Pra, kjo prerje duhet bërë shumë shpesh e me saktësi të madhe.

Prerjet për flokë të gjatë

Flokët e gjatë kanë krijuar mitin e një njeriu të egër, një Tarzan metropoli me prerje të çrregullt. Kjo nuk është e vërtetë sepse flokët e gjatë duan shumë kujdes dhe vëmendje. Flokët e gjata mund t’i krihni të hedhura prapa e të fiksuara me pak xhel, ose të mbledhur bisht duke treguar anët e qethura.

Prerje për flokë me onde ose kaçurrela

Për meshkujt që i kan flokët kaçurrela, stili i flokëve më në modë është ai i flokëve të shkurtër, me anët e rruajtura dhe baluken që bie mbi ball. Edhe një gjatësi mesatare do të ishte bukur, nëse kujdeseni me produkte të ndryshme për stilim.

Të dashur meshkuj, a u bëtë gati për prerje tani?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *