KreuFashion

12 ide dhuratash për mikeshën tuaj

Ditëlindjet, ceremonitë festive, eventet e ndryshme – janë të gjitha këto raste, të cilat na shtyjnë të bëjmë dhurata për njerëzit më të afërt. Megjithatë, nuk janë të pakët ata që kujtohen të dhurojnë edhe pa patur ndonjë ftesë të veçantë për organizime të këtij lloji. Për të gjithë ju djem e vajza, që keni një mikeshë të ngushtë në jetën tuaj, ne sot ju sjellim sugjerimet më të mira për dhurata. Duke qenë se lulet janë kthyer disi në klishe, ashtu sikurse dhe dhurimi i parave, ajo çfarë ju zgjidhni për tjetrin mbetet ndër të tjera një kujtim i pazëvendëshueshëm. Nëse ju frikëson ideja, se mikesha nuk do ta pëlqejë preferencën tuaj, mos u shqetësoni, pasi ne do t’jua lehtësojmë punën. Shalli i mëndafshit, çanta prej kashte, janë vetëm dy nga 12 sugjerimet që do të gjeni në galeri, e përveç llojit të dhuratës, artikujt në imazhet e përgjedhura mund të gjenden kudo, me shumë pak shpenzime. Cilën prej tyre do t’i dhuronit mikeshës suaj?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF