KreuCelebrity

E dini nga kush inspirohet Kendall Jenner?

Ajo është ndër modelet më të përfolura në botën e modës. E njohur jo vetëm për talentin e saj në këtë fushë, por edhe për mbiemrin që mbart, Kendall Jenner nuk është emri që nisi disa nga trendet më të famshme, që i rezistuan të paktën një dekade. Ndoshta e mbani mend kur Jenner u paraqit në eventin e ditëlindjes së saj, me fustanin ngjyrë metalizato që Paris Hilton kishte veshur për të njejtin rast. Eh, ajo nuk është hera e parë që modelja inspirohet nga pasanikja. Paris, e preferuara e shumë vajzave në vitet 2000, ishte ndër të paktat të famshme që tërhoqën vëmendjen përsa i përket stilit dhe risisë në kombinim. Edhe pse e klasifikuar si një nga personazhet më pak të pëlqyer, Hilton nuk mund të mohohet për të vetmen meritë që ka: të qenurit gjithmonë ‘in’. Dihet se Kim Kardashian dhe trashëgimtarja e miliona dollarëve të ‘Hilton’ kanë një miqësi të gjatë mes tyre, e mesa duket Kendall e ka ndjekur Paris nga afër, për një kohë jo të shkurtër. Në galeri do të gjeni të gjitha herët që Jenner ka zgjedhur të njejtat kombinime si pasanikja, duke u bërë kështu një kopje tepër e moderuar e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF