KreuCelebrity

Kur VIP-at nuk i shpëtojnë shenjave të nxirjes!

Problemi kryesor i banjos së diellit? Shenjat e bikinit pas nxirjes! Mendoni se jeni të vetmit me këtë shqetësim? Po ju ngushëllojmë duke ju thënë se edhe VIP-at vuajnë po aq sa ju në këtë drejtim. Ndoshta nuk e besoni, por kanë qenë të shumta rastet kur paraqitja e të famshmeve në tapetin e kuq nuk ka qenë në nivelin e duhur, vetëm prej shfaqjes të shenjës së rripit të mbathjeve, apo bikinit të sipërme. Rihanna dhe Paris Hilton janë disa nga viktimat që nuk kanë mundur t’i shpëtojnë këtij fenomeni. Fustanet e çara në anë, dekoltetë, veshjet me rripa të hollë nuk ngjajnë njësoj, kur trupi nuk merr ngjyrën e duhur në mënyrë të njëtrajtshme. Menduam se ekzistonte një formulë shpëtimi, por VIP-at na kanë lënë të kuptojmë krejt të kundërtën…Klikoni në galeri e ju sigurojmë që do të surprizoheni me imazhet e të famshmeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF