Një (super)mami si Argjentina!

Periudha e verës sjell temperatura të nxehta, e bashkë me to edhe foto po aq ‘hot’. Të parët që tërheqin vëmendje janë VIP-at, sidomoa femrat, të cilat nuk lënë rast pa ekspozuar format e tyre trupore. Këto ditët e fundit, ka rënë në sy Instagrami i Argjentina Ramosaj, e cila ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar një pjesë të pushimeve me familjen e saj. Ajo çfarë surprizon, është paraqitja e këngëtares, e cila duket shumë seksi imazh pas imazhi. Edhe pse nënë e një djali të vogël, trupi i Ramosaj është krejt i pandryshuar, për të mos thënë: më mirë se asnjëherë më parë! Artistja duket se po e shijon së shumti këtë periudhë pushimi, e ndryshe nga shumica e kolegeve, fotot me të birin jo vetëm që nuk i ka rezervuar, por ka postuar në mënyrë të herë pas hershme çaste të ndara bashkë me djalin përkrah. Ky i fundit spikat për paraqitjen gjithmonë ‘fashion’, e kjo nuk kishte si të mungonte me një mami si Argjentina të pranishme çdo çast në jetën e tij. Në galeri do të gjeni disa nga fotot më të bukura të këngëtares deri më tani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *