KreuFashion

Xhaketat xhins, për mbrëmjet e freskëta të verës…

Edhe pse të nxehtit bën të harrojmë që dimri ekziston, mbrëmjet jo gjithmonë janë po aq të ngrohta gjatë kësaj stine. Më tepër në vendet bregdetare, freskëtia që vjen me uljen e temperaturave në orët e darkës, bën që të mbajmë me vete në çantë, diçka ekstra për ta veshur përsipër. Duke qenë se fustanet, të gjatë apo të shkurtër, janë të preferuarit e shumicës prej vajzave, nuk mund të mungojnë sugjerimet nga ana jonë për stilet që do t’ju përshtaten më shumë. Një kombinim perfekt do të ishte ai i fustanit të hollë e të derdhur, me një xhaketë xhins përsipër. Me dizenjo, stampa e modele nga më të ndryshmet, një veshje e tillë do të ishte më e përshtatshmja për të gjithë adhuruesit e modës. Në galeri do të gjeni 12 xhaketa të ndryshme, që duhet t’i bëni medoemos pjesë të garderobës tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF