KreuCelebrity

Selena Gomez, për herë të parë imazh i një firme të njohur

Këngëtarja Selena Gomez, vjen zyrtarisht për herë të parë si protagoniste në një reklamë në të cilën është imazhi i një brand-i të njohur veshjesh në SH.B.A.

Ajo është pjesë e fushatës së re të markës dhe ka pozuar në sediljen e një makinë vintage, e veshur me një fustan dhe çantë pjesë të koleksionit të ri. Këngëtarja ia atribuon këtë look klasik kaq cool pikërisht firmës amerikane ‘Coach’, e cila i ka besuar asaj linjën e vjeshtës.

Ajo u zgjodh si ylli i ri i kësaj fushate pasi është romantike dhe rebele në të njëjtën kohë, një ëndërrimtare që ndjek rrugën e vet. 24 – vjeçarja Gomez është shprehur se është më e lumtur se kurrë me kontratë dhe vizionin e brand-it ‘Coach’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF