Ide stilimi flokësh, për nuse novatore e të pazakonta… 0 84

Shumica e femrave e ëndërrojnë ditën e dasmës, që në moshë fare të vogël. Kur dita e madhe afron, e ëndrra shndërrohet në realitet, çdo gjë duhet të jetë e përkryer. Nga dekorimi i sallës, e deri tek paraqitja e jashtme e nuses, të gjitha këto vendime marrin rëndësi të njejtë për një natë të vetme. Duke qenë se fustani i bardhë është karakteristikë e kësaj dite speciale, çfarë bën vërtetë diferencën është grimi dhe stilimi i flokëve. Ky i fundit, rrezikon të mbetet ai klasiku: flokët e mbledhura lart, me volum në anë. Epo, disa vajza duan të largohen me kilometra të tëra nga klisheja, e nuk janë të pakta rastet kur kërkojnë për novacion. Nëse jeni më rebele seç duhet, ndoshta ja u ka qejfi të keni flokë të çrregullt në ditën tuaj të shenjtë, ashtu sikurse të tjera mund të kërkojnë të eksperimentojnë me gërsheta të pazakontë. Në galeri do të gjeni disa nga modelet më novatore, të cilat do të jenë inspirimi juaj për ditën e dasmës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *