KreuFashion

Maska e përkryer për flokë që shkëlqejnë mrekullisht!

Me temperaturat e larta dhe motin e thatë, flokët kanë tendencën të humbasin shkëlqimin, duke përngjarë më tepër me fijet e kashtës. E këtu nuk po flasim vetëm për majat, por edhe rrënjët rrezikojnë po aq shumë nga djegia, që nuk bën gjë tjetër veçse dëmton  thellësisht flokun. E kuptojmë që ndër të tjera, dëshironi një pamje sa më mahnitëse gjatë netëve të gjata verore, dhe për këtë ne ju sugjerojmë maskën më të mirë të mundshme lidhur me problemin e lartpërmendur. Ju mjafton një lugë gjelle avokado, e të njejtën masë përdorni dhe për mjaltin e vajin e ullirit. Përziejini mirë në një mikser ushqimi, dhe aplikojeni masën në kokë me një furçë boje. Sigurohuni që të lyeni çdo pjesë të flokut, e më pas mblidhini e vendosini në një kapuç dushi. Mbajini gjatë gjithë natës, e në mëngjes shpëlajini me ujë të bollshëm. Për vetëm dy netë, do të shihni rezultate mahnitëse.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF