KreuFashion

14 kostume plazhi, që do t’ju bëjnë t’i harroni bikinit!

Janë nënvlerësuar shumë së fundmi, për aq kohë sa shumëllojshmëria e bikinit sa vjen e shtohet. Modelet nga më të ndryshmet, na kanë bërë t’i qendrojmë larg kostumeve një-pjesëshe të plazhit. Duke u justifikuar se nuk janë praktike për të marrë ngjyrën e bronztë të diellit, shumica e vajzave sa vjen e blejnë më pak kostume të këtij lloji. Por, mos harroni se nuanca e çokollatës që merr lëkura buzë detit fitohet vetëm në pak ditë, ndërsa sezoni veror nuk mbaron pa të paktën tre muaj. Kështu, mund të krijoni variacion në paraqitje, duke ndërruar bikinit me kostumet një-pjesëshe, që nuk do të bëjnë gjë tjetër, veçse do t’i shtojnë sharm paraqitjes së trupit tuaj. Trendet më të reja janë investuar shumë së fundmi, pikërisht në këto modele, e justifikimet tashmë janë të kota. Në galeri do të gjeni 14 kostume plazhi, që do t’ju bëjnë t’i thoni lamtumirë bikinit (po, aq të bukura janë!).

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF