KreuArt

Arti i nuditetit në 17 foto – nga kohët e hershme, në 2015

Edhe pse ende vazhdon të mbetet një nga tabutë më të mëdha të shoqërisë, nuditeti ka qenë gjithmonë i pranishëm, për aq kohë sa ka patur njerëzim. Në Greqinë dhe Romën e lashtë, mendohet se aktet seksuale publike, ashtu sikurse lakuriqësia e trupit ishin të zakonshme, e ky është një ndër faktorët që ka shtyrë historianët të hedhin hipoteza se shoqëri të tilla kanë qenë tepër të zhvilluara. Megjithatë, një kulturë e tillë nuk është trashëguar në ditët e sotme, duke bërë që trupi i ekspozuar më shumë seç duhet, të konsiderohet si thyerje tabuje, skandal për të tjerë, lajm i bujshëm për një pakicë… Me pak fjalë, pavarësisht përparimit të kohëve, duket se nuditeti do të mbetet për shumë kohë si jo i mirëpritur në sytë e njerëzve. Kinematografia dhe arti në përgjithësi, janë të vetmet të cilat nuk skandalizojnë në masë lidhur me lakuriqësinë, edhe pse kur vjen puna tek kjo e fundit, fotografisë ia zhveshin artin, duke i dhënë nuanca realiteti, e si pasojë, nuk mungojnë komentet kur një personazh publik shfaqet i fotografuar totalisht i zhveshur. Por, shumë figura të njohura dhe jo vetëm, kanë guxuar për të treguar totalisht trupin e tyre, herë për hir të profesionit, herë për ndonjë kauzë. Në galeri do të gjeni 17 foto të tilla, duke filluar që nga pikturat e Para Krishtit, deri në fotot e 2015

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF