KreuCelebrity

Rita Ora, imazh i një kompanie kozmetike!

Këngëtarja Rita Ora di si të na habisë! Ajo e ka nisur stinën e verës në një mënyrë mjaft intensive. ‘Your song’ u shndërrua në një këngë hit dhe publikimi i klipit të kësaj kënge rezultoi mjaft i suksesshëm. Prezantoi këngën në radiot më të famshme britanike si dhe u përzgjodh ylli i kopertinës ‘Glamour’në Poloni.

Tani ka ardhur momenti që Rita të vijojë me një projekt tjetër. Jo ai që ju mendoni! Ajo do të jetë imazhi i një kompanie prestigjioze kozmetike britanike! E ka paralajmëruar vetë në Instagram, tepër e emocionuar!

Bëhet fjalë për fushatën publicitare të ‘Rimmel London’ për lançimin e buzëkuqit ‘Stay Matte Lips’. Ora është imazhi i kësaj reklame e cila zgjat 60 sekonda dhe publikohet zyrtarisht nesër.

Në të  këngëtarja del nga një makinë e veshur me një bluzë me kapuç dhe syze të errëta dhe hyn në një ambient ku e presin xhirimet. Bën grimin me këtë buzëkuq dhe shkëlqen e buzëqeshur, gati për shooting!

Tashmë jo vetëm këngëtare hitesh, Ora, por edhe një modele mjaft simpatike!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF