Era i rrëmbën Marion Kim-it? 0 154

Ajo na bëri për vete që kur u shfaq me këngën e parë ‘Money për mani’, me stilin e saj të veçantë të të kënduarit dhe look-ut kameleon në paraqitjet skenike. Era Istrefi u shndërrua menjëherë në vajzën e hiteve të njëpasnjëshme dhe na tregoi të gjithëve se nuk ndalet. Këngëtarja nga Kosova prej kohësh synon tregun muzikor ndërkombëtar dhe po punon fort që të kapë majat edhe atje.

Po cila është surpriza e radhës nga Era? Ajo ndodhet në Nju Jork dhe ka takuar një personazh mjaft të rëndësishëm të botës së make up-it atje. Pikërisht Marion, make up artistin e Kim Kardashian! Ka qenë ai i cili ka postuar një foto selfie me Erën në profilin e tij në Instagram duke shkruar ‘Sa bukur’.

Edhe Istrefi e ka ndarë këtë foto me ndjekësit e vet. Ndoshta ata të dy i bashkon një projekt i ardhshëm, ku i dihet? Era nuk di të ndalet! Tashmë mund të jetë radha e këngëtares së ‘Redrum’ që të thotë ‘Sa bukur Mario!’

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *