KreuBusull

Ja për sa u shit harta e Disneyland!

Për aq kohë sa ka sukses, ka histori. Për aq kohë sa ka histori, dëshmohet njerëzim. Është kjo arsyeja pse, me ose pa koshiencë, milionerët nuk ngurojnë të harxhojnë sasi të mëdha parash, për të blerë objekte apo veshje nga më të ndryshmet, shifrat e të cilave mbeten të paimagjinueshme për njerëzit e thjeshtë. Shitja më e fundit në një ankand në Amerikë, është bërë për hartën e parë të Disneyland, parkut përrallor për fëmijë dhe jo vetëm, i cili është pika më tërheqëse turistike, për këdo që viziton, mbi të gjitha, Amerikën. Për një kohë të gjatë, koleksionuesi Ron Clark e ka patur hartën të vetën, që kur (në vitin 1955) miku i ngushtë i Walt Disney, Grenade Curran ia dhuroi si gjënë më të çmuar. Edhe pse shumë gjëra nga ajo kohë kanë ndryshuar, nuk kanë qenë të paktë ata të cilët kan ofruar të blinin hartën, çmimi i së cilës pritej të varionte nga $750.000-$1.000.000. Pritshmëritë janë thyer, duke u shitur kështu përfundimisht për $708.000, e në fakt mundemi të imagjinojmë zhgënjimin…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF