KreuBusull

Kryeministri Edi Rama, falenderon Lindën për fitoren!

Ethet e zgjedhjeve elektorale kanë përfunduar, duke bërë që kryeministri Edi Rama të jetë në krye të qeverisjes edhe për katë vitet e ardhëm. Pasditen e sotme, Rama ka folur për herë të parë publikisht lidhur me fitoren e thellë, që i siguroi Partisë Socialiste më shumë se 71 mandate. Pas falenderimit për kreun e opozitës dhe të gjithë qarqeve të Republikës, në të cilët kishte fituar bindshëm, kryeministri nuk mund të linte jashtë listës bashkëshorten e tij, Linda Rama. “Dua të falenderoj Lindën, e cila më ka duruar çdo ditë, shumë më shumë nga ç’detyrohem të duroj unë kazanet e katundit mediatik”, është shprehur Rama, duke moa humbur rastin të thumbojë një pjesë të mirë të medias. Një falenderim publik mori edhe nëna e tij, Aneta Rama, për të cilën veçoi se nuk e ka humbur kurrë besimin, edhe pas çdo artikulli negativ të shkruar në gazeta apo portale për të birin. Deklaratën publike, kryeministri e mbylli me Zahon, duke bërë të ditur se ky i fundit është totalisht i apolitizuar, pa patur asnjë kontakt me lajmet apo median vizive e atë të shkruar. “Megjithatë, jam i sigurt që kur Zaho të rritet, do të ndihet shumë krenar për atë çka po ndodh tani”, ka përfunduar Rama, i cili pranoi se përgjegjësia e këtij katër-vjeçari është shumë herë më e madhe se i atij të shkuarit.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF