Me kë u arratis Arbana pas Big Brother? 0 72

Moderatorja e së shtunës mbrëma, Arbana Osmani, pas përfundimit të spektaklit 3-mujor Big Brother ka vendosur të largohet prej televizionit e të marrë disa pushime. Ku ka shkuar kësaj here Arbana dhe me kë?

Ajo na ka zbuluar se është me miken dhe njëkohësisht kolegen e saj më të mirë të Top Media, me Xhemi Shehun teksa kanë pozuar të dyja bashkë. Vetë Xhemi ka ndarë me ndjekësit edhe një foto në pasqyrë, në një ambient mjaft luksoz me shandanë e trëndafila.

Të dyja moderatoret i shohim të kalojnë kohë bashkë edhe jashtë ekranit, kjo miqësi i ka rezistuar kohës madje ato janë edhe komshie. Traditën po e vazhdojnë edhe djemtë e tyre të cilët janë bërë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *