KreuCelebrity

Nga çfarë frikësohet Albana Osmani?

E kemi parë gjithmonë sa rebele, aq edhe novatore. Si në stil, ashtu edhe në iniciativat që merr lidhur me profesionin dhe jashtë tij, Albana Osmani paraqitet gjithmonë si një nga femrat më guximshme të ekranit. Por, këtë herë moderatorja ka shfaqur një anë të panjohur të karakterit, duke zbuluar një nga fobitë më të mëdha. Nëpërmjet një video-kurth të postuar në Instagram, në të cilën shihet një qen i maskuar si një merimangë gjigante, Albana ka lënë të kuptohet se këto të fundit e frikësojnë më shumë seç duhet. “Unë nuk do kisha numëruar dot deri në 3, pa më rënë të fikët!”, ka komentuar moderatorja, pasi në videoun e publikuar shihen teksa njerëzit vrapojnë të  tmerruar, pa iu shkuar ndër mend se e gjitha është një rreng. Nuk kanë qenë të paktë fansat, të cilët kanë ndarë të njejtin mendim me Albanën, duke na kujtuar kështu që fobia ndaj merimangave, është ndër më të përhapurat në masë. Epo, ja ku zbuluam dhe diçka më shumë nga moderatorja. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF