KreuCelebrity

Të ëmblat fjalë të xhaxha Harry-t, për Charles dhe Charlotte…

Mes një fëmijërie të vështirë të kaluar pa prezencën e të ëmës, pas shumë përfshirjeve në skandale jashtë Oborrit Mbretëror, mesa duket ka ardhur koha që Princ Harry të fillojë një jetë të qetë e normale, me praninë e vëllait William e familjes së tij. Në një intervistë për Daily Mail, Harry shpjegoi se nuk e ka aspak problem të jetë i pesti në listën e pritjes për fronin mbretëror, me lindjen e Princit Charles dhe Princeshës Charlotte. “Ata janë të mrekullueshm. Kurdoherë që secili të ketë nevojë për ndonjë këshillë, unë do të jem gjithmonë aty. Nëse do të më lejojnë, do t’iu sugjeroja gjithashtu, që kur të rriten të bashkohen me Forcat Ushtarake, pasi kjo solli vetëm të mira për mua. Por, çdo gjë mbetet vullneti i tyre.” Duke përsëritur se nipi dhe mbesa kanë ndikuar vetëm për mirë në jetën e tij, Princi Harry e ka përforcuar edhe një herë më shumë marrëdhënien me familjen më të re në Pallatin Mbretëror. E ku ka më bukur se familja…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF