KreuCelebrity

Brad dhe Sienna? Në ëndrrat tuaja!

Epo, me gjithë thashethemet për një lidhje të mundshme mes Brad Pitt dhe Sienna Miller, kemi një lajm: Angelina vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme. Burime të afërta të Sienna-s tregojnë se kjo e fundit e ka marrë me shumë humor këtë histori të sajuar, e mesa duket nuk e ka përmbajtur dot të qeshurën, kur miqtë kanë nisur ta thërrasin “Brienna”. Aktorja sapo ka nisur një lidhje me regjisorin e saj në filmin ‘Foxcatcher’, Bennett Miller. “Ajo është shumë e lumtur me Bennett dhe nuk e ka idenë se nga po vijnë gjithë këto thashetheme”, kanë thënë disa burime për Daily Mail. “Brad është një mik shumë i mirë, por asgjë më tepër. Është e vërtetë që kanë dalë bashkë në Glastonbury, por të dy kanë qenë nën shoqërinë e një grupi të madh njerëzish”, kanë vijuar deklaratat e mëtejshme.  Me pak fjalë, e vërteta pritet të zbulohet pas pak kohësh, duke parë nëse thashethemet do të jenë ende në qarkullim, apo jo. Se, ‘ku ka zë, s’është pa gjë’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF