KreuCelebrity

Pse Donald dhe Melania Trump nuk ndajnë të njejtin shtrat?

Janë çifti më i përfolur i momentit, për shkak të peshës publike që mbartin mbi supe. Të komentuar shpesh për një marrëdhënie që nuk premton shumë të mira në horizont, Melania dhe Donald Trump janë analizuar shpesh së fundmi, lidhur me gjuhën e trupit. Studiuesit janë nisur nga fakti se çifti presidentor nuk shihen të kapur dorë për dore shumicën e rasteve, dhe kjo nuk është lënë pa një shpjegim. Përfundimi i kësaj analize shpjegohet me dëshirën e Trump për të qenë një mashkull alfa-lider, dhe jo një bashkëpunëtor i denjë me të shoqen. Së fundmi, qarkullojnë thashetheme nga burime të afërta të Presidentit, se ky i fundit nuk ndan të njejtin shtrat me bashkëshorten. Sipas shumë gjasave, të dy flejnë në shtretër të ndarë. Mendohet se kjo vjen si pasojë e mospëlqimit të Melania-s për punën presidentore të të shoqit, dhe tashmë nuk është sekret që  Zonja e Parë e Amerikës nuk interesohet aspak për asgjë që ka lidhje me politikën. Situatë e vështirë në familjen Trump…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF