KreuCelebrity

Eva Murati tallet hapur me këtë të famshme…

Është ndër emrat e rinj në listën e personazheve shqiptare, që po prek më shumë se një fushë njëkohësisht. E angazhuar në aktrim, modeling, e së fundmi në televizion, Eva Murati është një nga ato vajza të bukura të ekranit, që nuk mbetet pa vëmendje. E kemi thënë një herë, se Eva është ndër më aktivet në My Story, ashtu sikurse spikasin më së shumti postimet e meme-ve, shqiptare apo të huaja. Një të tillë ka publikuar para pak minutash moderatorja, ku duket se tallet hapur me një nga emrat më të famshëm. Lajmi mbi linjën e re të makup-it të Kim Kardashian, që ka fituar 14.4 milion dollarë për 10 minuta, duket se i ka tërhequr vëmendjen Evës më shumë seç duhet. “Jo keq për një vajzë pa talent”, ka shkruar me ironi moderatorja, duke zbuluar kështu se Kim është në ‘listën e zezë’ të VIP-ave për Evën. Kardashian listohet si ndër më të papëlqyerat ndër rradhët e personazheve publikë, ashtu sikurse rezulton dhe më e ndjekura. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF