Sandalet e super-firmave, tashmë në shitje për të mbushur me ngjyra sezonin veror! 0 12

Edhe pse kemi folur gjatë për sandalet e këtij sezoni, gjithmonë mbetet diçka për të cilën jo vetëm mund të sugjerojmë, por edhe mund të përzgjedhim modelet më të mira. Nga gjithë çfarë ju kemi treguar për këtë sezon, nuk kemi folur ende për cilësinë e parë të këpucëve, e ardhur drejtpërdrejtë nga firma si: Valentino, Miu Miu, Prada etj. Koleksionin e tyre e kemi parë prej disa muajsh tashmë, e është e kotë të flasim për cilësi apo bukuri. Gjithë çfarë na intereson, është të këmi modele të ngjashme, të cilat do të bëjnë të dukemi shumë ‘in’ këtë verë. Por, ja që më në fund do të kemi mundësinë t’i prekim nga afër, atë çka modelet veshën në pasarela. Me një ulje çmimesh prej më shumë se 50%, udhëheqësit e modës mesa duket sapo i dhanë mundësinë e blerjes, atyre klientëve që pritën gjatë për të patur një palë shapka Prada apo sandale Gianvito Rossi. Plot ngjyra, sharm dhe elegancë, firmat më të njohura do t’ju ndihmojnë të shkëlqeni gjatë ditëve të nxehta të 2017, për një paraqitje që do të mbetet gjatë në memorien tuaj e të çdokujt që ju rrethon. Klikoni në galeri për të parë modelet më të fundit, shoqëruar me emrin përkatës poshtë imazhit. Të mrekullueshme, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *