Çizmet stiletto zbukuruar me kristale, nga duart e arta të Manolo Blahnik

Për të gjithë ju, që ky emër ju vjen i dëgjuar, ne ja u rifreskojmë kujtesën, duke ju thënë se Manolo Blahnik është dizenjatori bashkëpunëtor në koleksionin më të ri të çizmeve të Rihanna-s. Së fundmi, ai ka realizuar një palë çizme të stilit stiletto, të zbukuruara me kristale Preciosa, të ndërthurura me toptha të vegjël ‘pom pom’. Me një vlerë prej $5.700, këto çizme u krijuan posaçërisht për nder të ekspozitës “Arti i Këpucëve”, që do të mbahet në Pragë, në nëntor të këtij viti. Duke qenë se Blahnik ka prejardhje çeke, ai vendosi të realizonte një koleksion të limituar prej 20 palë çizmesh të këtij lloji, inspiruar nga modeli klasik i tij Hangisi. Cilësuar ndryshe si një vepër arti, Blahnik sapo la një tjetër gjurmë të rëndësishme në fushën e krijimit të këpucëve. Më poshtë do të gjeni imazhin e çizmeve mijëra dollarëshe.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *