KreuFashion

E dini cili është funksioni i dy vrimave në anë të Converse-ave?

Le ta pranojmë: në një fazë të jetës, të gjithë kemi qenë të çmendur pas Converse-ave. Me ngjyra, të zeza, me gomë të bardhë apo të mbuluar nga pluhuri, fansat e All Stars e kuptojnë ndjesinë e të paturit një koleksion të tërë me atletet e këtij lloji. Çdokush i ka vënë re dy vrimat në anë, por ndoshta nuk e keni ditur kurrë funksionin e tyre. Kështu, ne ju zbulojmë dy arsye pse janë të dizenjuara në mënyrë të atillë.
1. Primare është ventilimi (ajrosja). Krijuar për herë të parë për basketbollistët në fushën e lojës, dizenjatorët duhet medoemos të gjenin një zgjidhje për largimin e djersës nga këmba. Kështu, vendosën të krijonin dy vrima në anë, që do të ishin sa praktike, aq edhe etike.
2. Jo më kot e mbyllëm me etikën pak më lart, për aq kohë sa është menduar që një pjesë e lidhëseve të gjata, të kalojë e kryqëzuar pikërisht në anë, për një dukje jo të zakonshme. Madje, në YouTube mund të gjeni me dhjetra video, që do t’ju ndihmojnë pikërisht në këtë drejtim. Po, i kemi veshur gabim gjatë gjithë jetës!
Jeni gati t’i rrëmbeni përsëri një palë Converse?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF