KreuCelebrity

Indinjohet Albana Osmani: “Fallciteti, stisjet…mbajnë era gjizë!”

Nuk është hera e parë që Albana Osmani indinjohet me lajmet që qarkullojnë në portale, dhe jo vetëm. Këtë herë nuk ka qenë diçka që lidhet drejtpërdrejtë me të, por ka mjaftuar komenti për ta shtyrë moderatoren të shkruaj jo shkurt në Instagram. “Lexova një lajm që diskutohej se Çiljeta blinte byrekë. Sa çudi!?!?!”, kanë qenë këto dy fjalitë e para të asaj çfarë ka postuar Albana. E indinjuar mbi atë çka kishte lexuar, Osmani deklaron që në çantën që shihej në foto, gjendeshin dokumente të tëra, për të cilat kishte pritur për orë të tëra në rradhë. “Kam dy bukë që do ia çoj mamasë në plazh… Vetë i bleva, vetë i mbajta, se nuk kam shërbëtor, as s’do kem ndonjëherë. Sa të kem rini e forcë për t’i bërë gjërat vetë!”, ka vijuar më tej moderatorja, për të deklaruar se përkujdesja ndaj imazhit të jashtëm, personazheve të ekranit ia u do edhe profesioni, por kjo nuk do të thotë që “një byrek i blerë në lagje…e dëmton”. Albana nuk ka nguruar të kritikojë ashpër këdo që komenton për të tilla aspekte, duke shkruar: “Fallciteti në karakter dhe stisjet janë ato që mbajnë era gjizë!”, duke përfunduar me kurajon që i jep të gjitha vajzave që po ia dalin në jetë me forcë dhe kurajo. Epo, mesa shihet është “karikuar” në maksimum Albana. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF