KreuCelebrity

Intervistë/ Soni Malaj: Ju rrëfej çmenduritë e mia për klipin “Loca”

Nada Biraçi

“Loca” është kënga më e re me të cilën Soni Malaj do të çmendi këtë verë. Ritme latine, koreografi sensuale, veshje seksi, dhe përzgjedhja e një vendi turistik si Puglia, duket se janë komponentët e duhur për të garantuar sukses në një klip veror. Soni Malaj vjen në një rrëfim për Bordo.al ku na tregon pa dorashka, prapaskenat dhe çmenduritë që i janë dashur të bëjë për këtë klip, personin që e shoqëron gjithmonë në videoklipet e saj, dhe çdo çmenduri tjetër që Soni ka bërë në jetë…Ah, e dinit që edhe Soni ka disa pasiguri sa i përket trupit të saj? E vështirë për t’u besuar, apo jo? Zbuloni gjithçka që nuk dini për Soni Malajn…

Soni sapo ke ardhur me një klip ‘Loca’, që më kalient dhe seksi nuk mund të ishte. Cili është qyteti që shfaqet në klip? E kishit vizituar më parë, dhe pse pikërisht ky qytet?

Xhirimet e klipit janë bërë në Itali, në regjionin e Puglias, në pikat më turistike të saj, në Polignano a mare dhe trulli alberobello.

Pate ndonjë vështirësi, apo situatë të sikletshme gjatë xhirimeve?

Vështirësi nuk kemi pasur pasi, ne ishim përgatitur prej muajsh për xhirimet atje dhe kishim edhe një staf italian atje. Por duke pasur shumë skena, shumë xhirime, duhej të ngrihesha në 1:30 të natës për t’u bërë gati, pasi xhirimet fillonin në 5:30-6:00.

Të shoqëron partneri Klevi gjatë xhirimeve të klipeve? Çfarë komenti ka bërë ai për “Loca-n”.

Po, Klevi është krahu im i djathtë,kudo jemi bashkë. Ai merret me humorin e grupit, na mban të gjithëve me gallata, i ngacmon të gjithë dhe mua më së shumti. Atij i pëlqen shumë kjo këngë dhe në përgjithësi të gjitha këngët e mia.

Sa ‘Loca’ është Soni?

Më përpara kam qenë më ‘Loca’, tani jo edhe aq shumë.

Në këngë thua jam ‘loca’ siç do ti. Në një lidhje është ‘loca’ Soni?

Po patjetër, personazhi i këngës është në fillimin e një lidhje dhe të gjitha vargjet e këngës përshkruajnë ndjenjat e veçanta të fillimit të një historie, të një vajze që nuk është e zakonshme, nuk është si të tjerat.

Cila është sakrifica apo  veprimi më ‘loca’ që ke bërë për dashurinë?

Vetë dashuria është ‘loca’, sepse kur dashuron realisht dikë, në momente deçizive bën gjëra të cmendura, pasionante, sakrifikuese.

Gjatë xhirimit të një klipi, cili është momenti më i çmendur që ke bërë për hir të klipit? Qoftë edhe në videkolipet e kaluara?

Në 2 nga skenat e klipit, stilisti im Joni Peçi, më ka bërë 2 veshje shumë të guximshme, veshja me bikini të bardhë dhe një fustan blu rrjetë (nuk di si ta quaj ndryshe (Qesh) por që 60% e lëkurës duket dhe veshja e bardhë, me pantallonat super të shkurtra. Kur e pashë u terrorizova, mendova pasiguritë e mija si femër, ‘obobo thashë si do ja bëj’, sepse këto veshje nuk pranojnë as geta, sepse ngjan shëmtuar, unë s’kam dalë kurrë pa geta, nga frika i ndonjë copë celuliti të ekspozuar (Qesh). Më shumë se dy javë regjim shumë strikt, lashë palestrën, që të më shfryheshin muskujt, mos t’i kisha aq të theksuar.

Një artist ka shpesh edhe fanca të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës. Ka patur ndonjë veprim ‘loca” që një fanc ka bërë për Sonin?

Fansat e mi janë shumë të dashur, shumë të kulturuar dhe shumë besnik, absolutisht jam me fat që i kam. Por që po, ka ndodhur që kam pasur dhe fansa që më kanë marrë në tel pa pushim, ose më kanë çuar qindra sms në ditë.

Kur je në kulmin e nervave, çfarë bën? Cili është veprimi ‘Loca’ në ato momente?

Si një mesdhetare 100% bërtas me gishta në vesh dhe flas me duar dhe me këmbë.

Ka edhe dhurata apo surpriza të çmendura. Për Sonin ka patur. Të kanë bërë, apo ke bërë të tilla?

Më kanë bërë dhe më kanë pëlqyer shumë.

Vendi më ‘loca’ që ke bërë seks?

……….

 

Meqë jemi në sezon pushimesh. Për Sonin pushimet ideale janë ato të qetat, apo ato të çmendurat?

Të qeta më së shumti. Jeta ime është shumë dinamike dhe nuk do doja të bëja party pa fund në pushime, ku të ndihesha edhe më shumë e lodhur se para pushimeve.

Cilat janë pushimet më ‘loca’ që ke bërë?

Pushime të çmendura nuk kam bërë kurrë, vetëm të bukura dhe të qeta.

Këtë verë si do jenë pushimet për Sonin dhe ku? Me kë?

Dua të mbaroj suksesshëm sezonin së pari dhe pastaj sigurisht me vajzën dhe të fejuarin tim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF