KreuCelebrity

Jay Z kërkon publikisht falje mbi tradhëtinë ndaj Beyonce!

Ka mjaftuar publikimi i albumit më të ri nga Jay Z, për të vërtetuar se diku, dikur, reperi e ka tradhëtuar mbretëreshën e popit. Kënga e parë fillon pikërisht me faljen publike që këngëtari bën ndaj Beyonce, duke përshtatur tekstin në mënyrë të tillë, që të lihet të kuptohet se ka qenë pikërisht lindja e vajzës së tyre, Blue Ivy, ajo e cila ka ndryshuar perceptimin e tij lidhur me femrat. Është mjaft interesant, fakti që Jay Z i referohet gjithashtu edhe binjakve të porsalindur, si “natyralë”, duke hedhur poshtë kështu thashethemet mbi përdorimin e metodës ‘in vitro’. Një tjetër shënjestër e reperit ka qenë Eric Benet, të cilin e ka përmendur në këngën “Killing Jay Z”: “Për pak sa nuk u bëre si Eric Benet/ për pak sa nuk lejove vajzën më të keqe t’u largonte”. Benet përfundoi martesën disa vjeçare me Halle Berry, pasi e tradhëtoi këtë të fundit. Nuk ka mbetur pa komentuar reperin nëpërmjet një statusi, në të cilin shprehet “Hey Jay Z, unë tashmë jam i martuar me vajzën më të keqe në botë…sa për informacion”, duke iu referuar ishit të Prince, Manuela Testolini, gruas aktuale të Benet. Me pak fjalë, albumi i ri i reperit është një falje publike ndaj Beyonce, komentet e së cilës priten së shpejti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF