KreuFashion

Stilet shik të thonjëve, për t’i provuar në korrik

Kemi folur gjatë për stilet e thonjëve, për trendet më të fundit për këtë verë e shumëçka tjetër. Duke qenë se tashmë kujdesi ndaj duarve sa vjen e është më në rritje, nuk mundemi të anashkalojmë sugjerimet më të fundit për një dukje sa më shik e të rregullt. Me ardhjen e korrikut, për amerikanët vjen edhe dita më e gëzueshme e vitit, pikërisht data 4 e këtij muaji. Si i tillë, korriku shpesh merret si pikë referimi për përzgjedhjen e veshjeve, ngjyrën e flokëve, e këtu nuk mbeten pa u përfshirë stilimet e thonjëve. Me ngjyra e modele nga më të ndryshmet, ky muaj është më i pasuri ndër të tjerët, për aq kohë sa imagjinata e profesionistëve shpaloset më shumë se çdo herë tjetër. Vera ka nevojë për ngjyra, por jo të gjithëve iu pëlqen ngarkesa me xixa apo figura të mëdha. Kështu, gjithë çfarë do të gjeni në galeri është inspirimi për minimalizëm, që do të bëjë të dukeni shumë shik këtë verë. Do t’i pëlqeni aq shumë, sa nuk do të dëshironi t’i ndërroni, të paktën deri në përfundim të sezonit. Tani e vendosët çfarë do t’i kërkoni estetistes tuaj, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF