Një përshëndetje e rrallë sot për Aurelën… nga kush?

Këngëtarja Aurela Gaçe, sot ka përjetuar një moment tepër të veçantë e surprizues. Ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj një video të shkurtër, por me një dedikim mjaft të ndjerë. Këtë mëngjes, këngëtares i kanë bërë një përshëndetje, përmes një videoje.

Po për kë bëhet fjalë? Për zonjën Nexhmije Pagarusha! Ajo ka përshëndetur nga larg Aurelën, duke e cilësuar si më të dashurën që ka. Kjo video ka bërë që Gaçe ta shoqërojë atë me një dedikim: ‘Kur të vjen një video përshëndetje nga legjenda e gjallë e muzikës mbarë Shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ndihem e përkëdhelur shumë.’

Ajo shton se ndonjëherë fjalët janë të tepërta, se është prekur nga kjo dashuri. E quan Pagarushën mbretëreshë të cilën do të donte ta përqafonte fort. Aurela na zbulon edhe një detaj tjetër, ajo thotë se para dhjetë vitesh takimin me këtë këngëtare të madhe e ka mundësuar fotografi Fadil Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *