Cila nga të famshmet shqiptare guxoi t’i vishte këto xhinse?! 0 111

Ishin ndër trendet më të çmendura të 2017, të cilat erdhën si paketë bashkë me xhinset që mund të shkurtoheshin në pak sekonda (po, ato që Gigi Hadid nuk pati problem t’i provonte). Edhe pse u komentuan nga shumica, si një ndër modelet që do t’u listonin ndër më qesharaket në pak vite, disa vajza të çmendura pas modës nuk mund të linin t’iu shpëtonte edhe kjo risi. Kur flasim për të famshmet shqiptare, cila spikat më shumë për rebelizëm, guxim e novacion? Për të gjithë ju që ndoshta po ju vjen ndër mend një listë e gjatë, po ju tregojmë se ka qenë pikërisht Era Istrefi, ajo e cila e quan krejt normale të të veshurit e xhinseve të çara tek pjesa e vitheve.  Kombinuar me atlete të zeza, çantë e veshje të sipërme me të njejtën ngjyrë, si dhe duke shtuar detajin e syzeve të bardha Jackie O Sunglasses, Strefie jo vetëm që e ka bërë të vetën këtë paraqitje, por me siguri ka tërhequr vëmendjen e jo pak kalimtarëve në rrugët e Los Angelosit. Nëse përmendim kufijtë, eh, tashmë jemi mësuar me faktin që Era s’i njeh aspak ato. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *