KreuCelebrity

Jeni në plazh? Mund të keni fqinj shezlongu London Noor!

Janë ndër çiftet më të përfolur ndër rradhët e personazheve shqiptarë. I vogli i tyre, po tërheq gjithë vëmendjen, që në çastin e parë që Sara Hoxha vendosi të publikonte portretin e plotë të të birit. Komentet më të shumta lanë të kuptohet se shumica u bashkonte në të njejtin mendim: London Noor është i ati në miniaturë! Çdo tipar, përfshirë këtu edhe ngjyrën e kuqërremtë të vetullave e flokëve, të kujtonte askënd tjetër veçse Ledionit. Këtë të dielë, çifti i famshëm duket se ka hapur zyrtarisht sezonin veror për London, ose të paktën për aq sa kemi parë ne. I shtrirë në një shezlong, me një pamje prej të rrituri (tipike nga ato qesharaket të fëmijëve), më i vogli i famljes Liço duket se po shijon në mënyrën më të mirë të mundshme motin e nxehtë. Foto e postuar nga Sara, shoqërohet me një koment plot humor nga kjo e fundit. “Një mojito, të lutem”, ka shkruar Hoxha, e cila njihet për natyrën e saj ‘funny’, sidomos kur vjen puna tek Ledioni apo London. Klikoni në galeri për të parë postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF