KreuCelebrity

Pamela Anderson, 50 vite sensualitet

Ajo mbahet mend si një nga rojet e plazhit më seksi në serialin Baywatch, si imazh përfaqësues i revistës Playboy dhe si mbrojtëse e të drejtave të kafshëve. Pamela Anderson, në këtë fillim korriku fiku 50 qirinjtë.

A ju kujtohet në fillim të viteve ’90 kur nxorri si tendencë gjoksin super të fryer masa XXL? Penelin e zi dhe qerpikët prej kukulle, përfshi këtu edhe buzëkuqin rozë prej Barbie?

Sot ajo numëron 12 kopertina në revistën Playboy, është e lidhur me organizatën PETA për mbrojtjen e kafshëve dhe madje ka marrë titullin ‘Animalistja e vitit’. Është nënë e dy djemve, ka hapur biznesin e saj në Saint Tropez; një restorant vegan ‘Le Table du Marche’.

Për sa i përket jetës personale, duket se Anderson është në një lidhje dashurie me Assange, gazetarin i cili bëri publik skandalin e Wikileaks dhe do të gjykohet për spiunazh. Thashethemet e fundit mbi aktoren janë se mund të ketë edhe një flirt mes saj dhe lojtarit të Seviljes Adil Rami.

Ka dy djem Brandon Thomas 21 vjeç dhe  Dylan Jagger 19, me këngëtarin  Kid Rock dhe lojtarin e pokerit Rick Salomon, martesa përkatësisht të viteve 2007 dhe 2014. Megjithatë, meshkujt nuk kanë munguar kurrë në jetën e saj.

50-vjeçarja, nuk i ka shpëtuar ndërhyrjeve kirurgjikale, e megjithatë është ende magjepsëse për fansat meshkuj. Në galeri ju sjellim disa prej fotove të saj me look-un më ikonik, deri në ditët e sotme. Shijojini ato!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF