Rozë dhe ngjyrë ari? Po, ky është trendi më i fundit i flokëve për këtë vit!

Tashmë, është e mundur që të zgjedhim çdo ngjyrë të mundshme për flokët tanë. Nga nuancat më të hapura, tek ato më të mbyllurat, çdokush ka të drejtë t’i japë vetes kënaqësinë e ndryshimit ekstrem, duke kaluar nga e zeza tek e verdha, nga e verdha tek roza…po sikur t’ju themi, që kombinimi i këtyre dy të fundit, do të sillte vetëm freski dhe origjinalitet në pamjen tuaj? Është cilësuar si trendi më i ri për 2017, e nëse në dimër do të ishte disi e habitshme të shihje një përzierje të tillë, vera ju jep mundësinë të ekseprimentoni si në forma, ashtu dhe në ngjyra. Mund të keni zgjedhur flokët bjondë për një kohë të gjatë, e tashmë keni mundësinë t’i shtoni pak rozë, për t’iu përshtatur plazhit apo mbrëmjeve të mbushura me festa të hareshme. Sienna Miller, Kylie Jenner, Katy Perry e shumë të famshme të tjera, jo vetëm që guxuan të provonin një risi të tillë, por nuk e patën aspak problem që disa prej tyre të parakalonin në tapetin e kuq, me këtë miksim ngjyrash në flokët e tyre. Nese po mendoni të lini takimin e rradhës në qendrën estetike, klikoni në galeri për t’u inspiruar mbi atë çka vërtëtë do të bëjë diferencën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *